Dita e Verës "bashkon" Ramën e Bashën në Elbasan

Shqipëria

Dita e Verës "bashkon" Ramën e Bashën në Elbasan

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:04
Edi Rama

Krerët e politikës shqiptare kanë zgjedhur qytetin e Elbasanit për të festuar Ditën e Verës.

Edhe pse zyra e Kryeministrit njoftoi se nuk do të ishte në qytet, Edi Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini. 

Po ashtu në Elbasan ishte edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zhvilloi takim me disa qytetarë.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se festimet për Ditën e Verës në kryeqytet do të zhvillohen të dielën, për shkak se sot parashikohet një mot me shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat