Lleshaj: Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar 

Shqipëria

Lleshaj: Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar 

Më: 14 mars 2019 Në ora: 13:31
Sander Lleshaj

 

Edhe ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj përgëzoi policinë për operacionin "Maranaj" në Shkodër, që çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal në një skemë fajdesh me interesa të larta dhe me marrje në pronësi të tyre të pasurive të mëdha të personave që nuk shlyenin dot borxhet me interesa shumë të larta. Në një postim në Titter, Lleshaj thotë se suksesi i arritur në Shkodër, që dita-ditës sipas tij po lirohet nga krimi, është motivim për policinë për të punuar për të ardhmen integruese të vendit.

“Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane ", shkruan ministri Lleshaj në Twitter.‍

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat