PD: DASH konfirmoi blerjen e votave nga qeveria

Shqipëria

PD: DASH konfirmoi blerjen e votave nga qeveria

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:10
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter, Bardhi u shpreh se raporti DASH konfirmoi blerjen e votave në 2017 ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës në 16 mars.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!”,- tha Bardhi

Duke cituar DASH, Bardhi akuzon qeverinë se nuk ka zbatuar ligjin dhe se është përfshirë nga korrupsioni. ““Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”,- shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat