Limoz Dizdari tregon kur Rama donte të prishte Teatrin për të ndërtuar një të ri me paratë e Greqisë

Shqipëria

Limoz Dizdari tregon kur Rama donte të prishte Teatrin për të ndërtuar një të ri me paratë e Greqisë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:12
Limoz Dizdari

Ish deputeti socialist Limoz Dizdari tregon kohën kur Rama si ministër i Kulturës donte të prishte teatrin kombëtar për të bërë një teatër të ri. Dhe pyetjes së kompozitorit Limoz Dizdari se ku do i gjente paratë, Rama i kishte thënë se do ia jepte qeveria greke. 

Në vitet 2000 që dola kundra prishjes së teatrit. Atëherë mbaja poste të rëndësishme politike. Isha zv/ kryetar i  komisionit të arsimit dhe kulturës dhe përfaqësoja shumicën në komision. Ai donte të prishte teatrin sepse donte të bënte një teatër të ri. Kërkesa e tij ishte legjitime por protesta e aktorëve ishte e madhe. Rama e kërkonte me insistim dhe unë e pyesja se me çfarë lekësh do ta bësh. Lekët ku do i gjesh. Ai më tha se më ka premtuar qeveria greke dhe kryeministri i Greqisë që do i japë lekët.

Dhe unë i kujtova këngën: Mblidhuni moj gra më qani burrin se unë po vete për dasëm.

Për 17 vjet ai teatër nuk u prish dhe nuk u prish në një kohë kur kryeministri Nano, një politikan shumë i mirë, me gjitë se të gjithë ministrat ishin për prishjen e teatrit, dhe bënë maksimumin për të ma mbushur mendjen mua. Por ne si komision vendosëm që nuk do të prishej.

Dizdari kishte dhe një mesazh ndaj kreut të PD-së. 

"I gjori ju zoti Basha çdo të hiqni. Vërtet që kini probleme shumë të mëdha por është fillim i mbarë që kërkoni mendimin krijues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat