ZDF për Shqipërinë: Bandat e krimit dhe drogës të lidhura me politikën

Shqipëria

ZDF për Shqipërinë: Bandat e krimit dhe drogës të lidhura me politikën

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:43
Një reportazh i televizionit gjerman ZDF

Një reportazh i televizionit gjerman ZDF tregon se mafia shqiptare është tepër aktive dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën. Transmetuesi gjerman thotë se lufta kundër trafikut të drogës ka efikasitet të ulët pavarësisht ndihmës së autoriteteve italiane.

Shkak është korrupsioni i lartë në polici dhe lidhja e politikës me mafien.

Policia pretendon se e ka nën kontroll situatën, thekson ZDF-ja, por shifrat tregojnë të kundërtën, pasi Europoli e listoi Shqipërinë në vitin 2017 si prodhuesin më të rëndësishëm të kanabisit në Europë.

Gazetarët gjermanë kanë mbetur të surpirzuar nga numri i lartë i makinave të luksit në Tiranë, në një kohë që Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës dhe paga mesatare arri në rreth 330 euro.

Po ashtu një vend të rëndësishëm reportazhi i ZDF-së iu kushton akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.

Media ka sjellë rastin e ish-oficerit të Antidrogës Dritan Zagani, që tani jeton në azil në Zvicër, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.

“Shqipëria e lufton kultivimin e drogës por për aq kohë sa politika dhe mafia janë të lidhura ngushtësisht, kjo betejë duket e pakuptimtë dhe zor se do jetë e suksesshme,” përfundon reportazhi i televizionit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat