Ndikimi rus, ish-kreu i SHISH: Na është kthyer në “gogol”!

Shqipëria

Ndikimi rus, ish-kreu i SHISH: Na është kthyer në “gogol”!

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:19
Fatos Klosi

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në emisionin “360 Gradë”, tha se çështja e Rusisë është bërë gogol në Shqipëri.

“Të thuash që veç halleve që kemi brenda të fusësh edhe shërbimet. Është bërë gogol Rusia dhe po përdoret rëndshëm. Natyrisht si të gjithë vendet e mëdha, edhe Rusia ka interesat e veta në rajon. Them, trajtimi i këtyre problemeve në këtë situatë është i tepërt”, – tha ish-kreu i SHISH.

Para pak ditësh, kreu i aktual i SHISH-it, deklaroi gjatë raportit me Komisionin e Sigurisë se Rusia po tenton të shtrijë influencën e saj në Shqipëri për qëllime të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat