Sherr në furrën e bukës, qëllohet me armë 60-vjeçari. Policia jep detajet

Shqipëria

Sherr në furrën e bukës, qëllohet me armë 60-vjeçari. Policia jep detajet

Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:01
Ilustrim

Policia ben me dije se ka vene ne pranga autorin e plagosjes me arme qe ndodhi mengjesin e sotem ne Kavaje, kur nje 26 vjecar qelloi me arme gjahu nje 60 vjecar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke. “Për shkak të një konflikti pronësie S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor”- njofton policia.

Njoftimi 

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat