Thirrja e Loçit: Përse duhet të na bashkohesh më 16 mars

Shqipëria

Thirrja e Loçit: Përse duhet të na bashkohesh më 16 mars

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:26
Albert Loçi

Perse duhet te na bashkohesh me 16 mars?

Se pari ne duhet te mesohemi te protestojme per çdo padrejtesi qe na behet pavarsisht se kush eshte ne pushtet e kush ne opozite.
Te protestosh tregon kulture e civilizim dhe s’duhet te kompleksohemi nga numri i pjesmarresve apo nga personat qe do kemi perballe.
Si nje i ri qe jam sigurisht qe thirrjen kryesore e kam per ato te rinj qe kane mbetur akoma ne Shqiperi dhe qe shpresen e kane ketu e jo te marrin rruget e emigrimit. Thirrja eshte pikerisht per te gjithe studentat te cilet te bashkuar ne te gjithe vendin dhjetorin e kaluar tronditen qeverine. Te dashur studente puna juaj ne ato dite proteste ishte madheshtore dhe dinjitoze por puna juaj nuk ka mbaruar akoma.
Ju protestuar per te drejtat tuaja me shume te drejte,por fatkeqsisht thjeshte u genjyet dhe protesta juaj u shua duke ju bere premtime qe nuk u mbajten kurre. Bashkohuni te protestoni perseri per ato kerksesa qe nuk ju plotesun kurre dhe pse jo te mos kerkoni akoma me shume kushte dhe drejtesi per veten tuaj.
Te bashkoheni edhe ju te rinj qe keni mbaruar nje shkolle ose fakultet me shume sakrifice e mundime si nga vete ju ashtu dhe nga familja juaj edhe sot gjendeni te pashprese per nje pune e nje jete normale ne kete vend.
Eshte dhimbje e madhe per nje familje qe te arrije te shkolloje nje femije dhe pastaj te jete e detyruar ti thote largohu nga ketu nese deshiron te kesh nje te ardhme dhe nje jete normale se kjo Shqiperi nuk ta jep dot.
Te shkollohemi ne mjeksi, inxhinieri, drejtesi, ekonomi, etj qe te bejme pune nga me te rendomtat ne vendet e tjera.
A ka sens kjo gje po dinjiteti jone ku mbeti?
Po te bejme nje llogari te thjeshte na kushton me shume te arratisemi nga vendi jone sesa te dalim ne proteste.
Ftesa eshte per te gjithe ju qe jeni me keq se dje dhe qe jam i bindur se jeni shumica absolute!
Prandaj te gjithe bashke te bashkohemi per te ardhmen tone,dinjitetin tone, vendin tone dhe familjen tone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat