Franca kërkon që frëngjishtja të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri

Shqipëria

Franca kërkon që frëngjishtja të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:24
Foto

Franca kërkon që gjuha frënge të bëhet gjuha e parë e huaj në Shqipëri. Këtë e ka shprehur deputetja franceze, Liliana Tanguy, gjatë një deklaratë për gazetarët, pas takimit që pati me Taulant Ballën.

Deputetja franceze, Liliana Tanguy: Qëllimi i vizitës tonë është të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë mes Francës dhe Shqipërisë në fushën e turizmit dhe transportit. 

Kompanitë tona franceze janë të specializuara në këto fusha. Prandaj Franca do t'i zhvillojë këto sektorë në Shqipëri përmes agjencisë zhvillimit që kemi në Francë. 

Duhen  intensifikuar marrëdhëniet edhe në planin universitar. Ne duam që Shqipëria ta praktikojë gjuhën frënge. Ne vizituam Aleancën Franceze dhe u impresionova nga cilësia e mësimdhënies atje. Do të donim që frëngjishtja të ishte gjuhë e parë e mësuar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat