Ambasada amerikane kujton ceremoninë historike të ’91: Rivendosje marrëdhëniesh pas ndërprerjes 52-vjeçare - Bota Sot
Ambasada amerikane kujton ceremoninë historike të ’91: Rivendosje marrëdhëniesh pas ndërprerjes 52-vjeçare

Shqipëria

Ambasada amerikane kujton ceremoninë historike të ’91: Rivendosje marrëdhëniesh pas ndërprerjes 52-vjeçare

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:30
Ambasada Amerikane, Shqiperi

Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar sot ditën e shënuar, të pervjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperisë, pas një ndërprerje 52-vjeçare.

Mesazhi i ambasadës:

Çdo vit, më 15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991), pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Në ceremoninë historike të vitit 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...