Basha: Të ashtuquajturit deputetë të opozitës, po blihen si bagëti! Nesër në protestë masive

Shqipëria

Basha: Të ashtuquajturit deputetë të opozitës, po blihen si bagëti! Nesër në protestë masive

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:46
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se me djegien e mandateve, opozita i dha fund fasadës dhe parlamentit të krimit.

Në një takim që pati ditën e sotme me të rinj, studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit, ai deklaroi se Vangjush Dako është pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe për këtë e ka vendin në burg.

Për Bashën duke komentuar zëvendësimin e deputetëve, nuk ka gjë më të rëndë se “shit-blerja e të ashtuquajturve deputetë të opozitës si të ishin bagëti”.

Ai tha se vepra e vetme e Edi Ramës është grabitja masive e shqiptarëve dhe se për këtë nuk do të mjaftojë largimi i tij, por anulimi i koncesioneve korruptive.

Kreu i opozitës i ftoi durrsakët dhe rininë në protestën e nesërme para Kryeministrisë në orën 11.00, duke shtuar se shqiptarët kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre dhe nuk ka kthim pas.

Ai u zotua se nuk do të ndalen deri sa vendi të ketë sërish institucionet që meriton. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat