Tahiri kërkohet i pandehur, Krimet e Rënda caktojnë datën e gjyqit - Bota Sot
Tahiri kërkohet i pandehur, Krimet e Rënda caktojnë datën e gjyqit

Shqipëria

Tahiri kërkohet i pandehur, Krimet e Rënda caktojnë datën e gjyqit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:59
Saimir Tahiri

Gjykata për Krime të Rënda caktoi sot, ditën kur do të mbahet seanca paraprake gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mesditën e 21 marsit, në orën 12.00, Tahiri do të përballet me akuzat e Prokurorisë, ku kjo e fundit kërkon marrjen e ish-ministrit si të pandehur.

Do të jetë gjyqtarja Miliana Muçës, ajo do të shqyrtojë paraprakisht dosjen, ndërsa më tej do të vendoset nëse çështja do të dërgohet ose jo në gjyq.

Ndaj ish-ministrit janë ngritur akuzat e veprave penale “Trafik ndërkombëtar droge” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Mbyllja e hetimeve ndaj ish-ministrit dhe dërgimi i dosjes në gjykatë, vjen pasi më 11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, për të mos zgjatur hetimet me tre muaj të tjerë.

Saimir Tahiri është vënë nën hetim, si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë. Ai akuzohet se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...