Meta nderohet “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit

Shqipëria

Meta nderohet “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:26
Ilir Meta

Baku, Azerbajxhan – Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit.

Në emër të Akademisë dhe në prani të profesorëve e studentëve të Akademisë, Presidentit Meta ia dorëzoi titullin, Rektori i saj Dr. Urkhan Kazim oglu Alekperov.

Në fjalën e tij, Rektori Alekperov, vlerësoi rolin e veçantë të Presidentit Meta në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ndërsa, Presidenti Meta e konsideroi titullin si shenjë mirënjohje dhe vlerësimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe reflektim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat