Fermë 1 milion euro në Universitetin Bujqësor

Shqipëria

Fermë 1 milion euro në Universitetin Bujqësor

Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:34
Foto

Studentët e Universitetit Bujqësor do të kenë mundësi që njohuritë të cilat i marrin në leksione, t`i ushtrojnë edhe në praktikë. Përmes një fondi prej një milion eurosh pranë këtij universiteti do të funksionojë një fermë. Kryeministri Edi Rama shprehet se tashmë do të jetë mundësia që të rinjtë të trajnohen por po ashtu do të krijohen të ardhura

Ferma aktuale në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të kthehet në një qendër praktike e kërkimi shkencor për student dhe specialist të bujqësisë. 1 milion euro është fondi i akorduar nga qeveria, ndërsa Kryeministri Edi Rama u shpreh se investimi vjen në kuadër të Paktit për Universitetin.

Rama: Gjërat rrodhën në drejtimin e duhur, falë protestës së studentëve që i dhanë një shtytje shumë të fortë përpara procesit të ndërhyrjeve, në funksion të transformimit të infrastrukturës së universiteteve.

Kreu i qeverisë tha se ferma, përpos praktikës apo shpërndarjes se informacionit do të shërbejë edhe si burim të ardhurash për universitetin.

Rama: Të krijojë një model edhe për të tjerët, të një kompanie të vetën fitimprurës.

Rektori, Bahri Musabelliu shpjegoi rëndësinë që projekti në përgatitjen e studentëve si dhe në zhvillimin rural.

Musabelliu: Ferma didaktike eksperimentale sot fizikisht ekziston, por ajo nuk është në rolin që duhet të jetë. Ferma nesër do të jetë një qendër e eksperimentimit dhe e trajnimit shkencor. 

Çuçi: Besoj se është guri i themelit më i qëndrueshëm që do jetë mes ministrisë së Bujqësisë dhe Universitetit Bujqësor. 

Investimi 1 milion euro, ndër të tjera synon që ta shndërrojë fermën në një atraksion turistik në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat