“Ka arritur në përfundimin se mbi 50% e urave në vendin tonë paraqesin probleme, pjesa më e madhe e të cilave në veri si rezultat i motit dhe trafikut dhe një pjesë më e vogël në jug. Urat në këtë moment katalogohen, do të jenë online dhe do të kenë emërtesat e tyre dhe do të përcaktohet një algoritëm i amortizimit të urave, ku përcaktohet vjetërimi i urës dhe kapaciteti i saj.”
Ndërkohë, drejtoresha e Autoritet Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e pranishme në tryezën e diskutimit, tha se janë inspektuar gjithsej 652 ura në të gjithë vendin, ku 30 prej tyre kanë shfaqur shenja të rënda amortizimi dhe kërkojnë ndërhyrje emergjente.