Fier, kapet një tjetër anëtar i grupit të Met Kananit

Shqipëria

Fier, kapet një tjetër anëtar i grupit të Met Kananit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:21
Grupi i Met Kananit

Një tjetër anëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve ka rënë në pranga këtë të premte nga forcat e Policisë së Fierit.

Ai është 36-vjeçari G.V., banues në Fier, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në kryeqytet kishte caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij vjen në vazhdën e operacionit të koduar “Precizioni”, i nisur në funksion të procedimit penal të vitit 2017, e që në shtatorin e një viti më parë pa një tjetër anëtar të grupit kriminal të Met Kananit, të ndalohej.

Vet kreu i grupit, Met Kanani, trafikant shqiptar me pasaportë amerikane kundër të cilit ishte aktivizuar DEA disa agjenci europiane, është arrestuar në maj të vitit 2018 së bashku me një pjesë të mirë të “ushtrisë së tij” në Turqi.

Burime nga policia e Fierit thonë se shumë shpejt do të ketë edhe arrestime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat