Basha: Të rrëzojmë Ramën! Ndërkombëtarët s’i dëgjoj më. Vetëm qytetarët

Shqipëria

Basha: Të rrëzojmë Ramën! Ndërkombëtarët s’i dëgjoj më. Vetëm qytetarët

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:22
Lulzim Basha

“Marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 u bë në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një mundësi Ramës dhe ai e tregoi fare mirë që ky ishte një gabim i madh. Prandaj, kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, unë e kam përgjigjen fare të thjeshtë. Ju dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Nuk ju dëgjoj më. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

Menjëherë pas këtij qëndrimi për të huajt, të cilët i kërkojnë të tërhiqet, Lulzim Basha reagoi për thirrjet e SHBA dhe BE-së, të cilët i kërkuan opozitës të shmangë dhunën në protestën e së shtunës.

“Nuk iu kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë me vlerat për të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës”, tha Basha.

  Basha-ambasadorëve: Mos u bëni palë me askënd, por me vlerat mbi të cilat qëndroni

Pas takimit që pati bashkë me aleatët e tij me ministrin e Jashtëm çek, Basha nuk dha detaje për protestën, por siguroi për masivitetin e saj.

“Kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës”, tha Basha. Pas një muaji, opozitarët do të rrethojnë sërish Kryeministrinë, por këtë herë të zhveshur nga mbrojtja ligjore që iu siguronte mandati i deputetit. Protesta e 16 marsit ka një orë fillimi, por jo përfundimi të saj, ndërsa pesha e fjalimeve iu lihet qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat