Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë. Policia bën bilancin: 3 policë të lënduar, por edhe disa protestues

Shqipëria

Mbyllet protesta e opozitës në Tiranë. Policia bën bilancin: 3 policë të lënduar, por edhe disa protestues

Më: 16 mars 2019 Në ora: 08:36
Protesta

(E plotësuar) - Policia e Shtetit të Shqipërisë informon se tre efektivë policie janë plagosur me sende të forta gjatë protestës që u mbajt para parlamentit. Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të zmbrapsur turmat e dhunshme.

Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

***

Fjalimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pasua me intonimin e himnit kombëtar opozita mbylli protestën e sotme në Tiranë.

Protestuesit u tërhoqën nga Kuvendi i Shqipërisë, kryeministria dhe selia e Partisë Demokratike.

Në këtë protestë, fillimisht opozita marshoi tri herë kryeministrinë dhe më pas iu drejtuan Parlamentit.

Pikërisht këtu, u tensionua situata, pasi gurëve, tymuesve dhe bojës që u hodh, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Më pas, u përdorën edhe topat e ujit ndërkohë që policia apeloi që protestuesit të shpërndahen, ose do të ndërhyjnë me forcë.

Lulzim Bash e drejtoi turmën drejt selisë së partisë së tij dhe siç bën zakonisht, nga aty mbajti fjalim, ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.

***

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është lënduar nga tymi i gazit që po përdorin policia kundrejt protestuesve në Shqipëri.

Policia në Shqipëri po vazhdon hedhjen e gazit lotsjellës me qëllimin për t’i shpërndarë protestuesit.

Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit të Shqipërisë, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.

Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish më pas para godinës.

Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë.

***

Pas gati dy orësh marshimi protestë dhe rrethimit simbolik të Kryeministrisë dhe më pas Parlamentit është shënuar përplasja e parë polici-protestues.

Image
Image

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, për të hyre brenda rrethimit të Kuvendit, por janë përballur me gazin lotsjellës të policisë.

Eskalon protesta në Tiranë, sulmohet policia

Protestuesit janë zhvendosur pranë Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me protestuesit janë edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymëose edhe në oborrin e Parlamentit.

Tek Parlamenti janë parë forca policore të cilat po sigurojnë objektin e që janë të pajisur me maska kundër gazit.

Protestuesit zhvendosen drejt qendrës së Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, udhëhoqi marshin apo siç e quajnë ata, rrethimin e kryeministrisë për të tretën herë.

Ende nuk dihet skenari i protestës apo se sa herë të tjera do të bëhet ky marshim.

Më pas, protestuesit janë parë të drejtohen drejt qendrës së Tiranës, saktësisht drejt sheshit “Skënderbej”.

Gjithashtu, ajo çfarë nuk dihet është se sa do të zgjasë kjo protestë. Nga Partia Demokratike kanë thënë se ata do të qëndrojnë në shesh derisa të rrinë qytetarët.

Deri më tani, situata është parë e qetë, me disa raste të hedhjes së kapsollave apo tymosësve ndaj policisë dhe prishjes së rrethimit.

***

Janë bërë një orë që kur ka nisur protesta e pestë e opozitës së bashkuar shqiptare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Me parulla dhe thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, protestuesit kanë marshuar duke rrethuar dy herë kryeministrinë.

Protestuesit kanë arritur të shembin disa rrethoja si dhe kanë gjuajtur me kapsolla e tymësose.

Gjithashtu, është gjuajtur me bojë ndaj hyrjes së kryeministrisë.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur nevojë për intervenimin e policisë.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta.

Ky ishte gjesti më i bukur i protestës deri më tani

Mijëra qytetarë janë mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit Rama duke kërkuar largimin e tij dhe bërjen e një qeverie me kryeministër tjetër që të zhvillojë zgjedhjet.

Ndërkohë, njëri prej tyre është shkëputur nga turma duke i shpërndarë shishe me ujë policëve që ndodhen në gardhinpërballë tyre.

Ky veprim ka marrë shumë mbështetje në rrjetet sociale si edhe të vetë protestuesve në shesh.

Image

***

Protestuesit në Tiranë kanë nisur një marshim në Tiranë duke rrethuar kryeministrinë e cila sigurohet nga forca të shumta policore.

Ka pasur disa tentativa për të rrëzuar barrierat para kryeministrisë.

Ka qenë edhe vet kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, që ka ecur gjatë këtij perimetri.

Gjatë kësaj kohe janë hedhur edhe kapsolla dhe tymosëse ndaj policisë.

Po ashtu, është hedhur edhe bojë ndaj hyrjes së kryeministrisë/

Marshimi ende vijon.

Protesta e opozitës, Berisha: Protesta, cunam popullor kundër regjimit të Ramës

Ndërkohë që Rudina Hajdari ka refuzuar të dorëzojë mandatin e deputetes, vëllai i saj Kiri Hajdari është parë në protestë në krah të kreut të PD, Lulzim Basha.

Kiri Hajdari ka marrë pjesë në të gjitha protestat e organizuara nga opozita. 

Rudina Hajdari pak ditë më parë deklaroi se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetes.

Image

***

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat gjatë protestës se së shpejti Edi Rama nuk do të mund të kthehet në zyrën e tij.

“Edi Rama përsëri ia ka mbathur, e shpejtë do jetë dita kur nuk do të mund të kthehet në zyrën e tij. Ky është cunami i vërtetë popullor, i cili po dridh nga themelet regjimin e kalbur të Edi Ramës”, tha Berisha.

Ndërkohë, protestuesit po lëvizin nga ana e pasme e kryeministrisë.

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë rrugës nga selia e partisë deri tek kryeministria, deklaroi se ata nuk përfaqësojnë flamurin politik në protestë, por familjet tona.

Ajo tha se do të rrëzojnë qeverinë dhe do të ngritët një qeveri tranzitore që përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Sipas Kryemadhit ,edhe Rama po përgatitet për zgjedhje.    

“Rama po përgatite për zgjedhje të parakohshme dhe për kandidatin për kryeministër për këto zgjedhje”, deklaroi Kryemadhi, që tha se kryeministri aktual ka probleme me veten e tij, pasi një njëri që tallet me Zotin, shtoi ajo, nuk ka mundësi të kuptojë se çfarë po ndodhë.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu se duan që të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, ne do të hapim negociatat. E kemi nisur procesin e anëtarësimit me Kroacisë, sot ata janë pjesë e BE-së, ndërsa ne diskutojmë hapjen e negociatave”, tha ndër të tjera Monika.

***

Me thirrjet Rama ik! Nis marshimi drejt kryeministrisë.  Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama.  Ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës. 

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ndodhen në selitë e tyre dhe po bëjnë përgatitjet e fundit ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë para kryeministrisë.  Si herët e tjera kryeministri Rama nuk do të jetë në Tiranë. Këtë herë ndodhet në Berat, në kuadër të takimeve " Bashkia që duam".

Protesta e opozitës, mijëra njerëz nisen drejt kryeqytetit

Militantë të partive opozitare dhe jo vetëm, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë nisur në orët e mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Siç raportojnë korrespondentët e Top Channel në rrethe, autobusë, por edhe mjete private, janë vënë në dispozicion të protestuesve, për t’i transportuar drejt Tiranës.

Kështu nga Vlora, zyrtarë të degës së PD-së raportojnë se janë nisur rreth 1500 persona, në dispozicion të të cilëve janë vënë disa autobusë dhe dhjetëra makina private.

Në drejtim të kryeqytetit janë nisur më tepër se 1000 protestues nga Lezha, në mënyrë të organizuar dhe rreth 1000 të tjerë nga Laçi e Mirdita.

Rreth orës 7:00 të mëngjesit, edhe nag degët e LSI-së dhe PD-së së Beratit, janë nisur rreth 1000 persona, për t’iu bashkuar protestës së opozitës para kryeministrisë.

Korrespondentët e Top Channel në rrethe raportojnë se nisje të organizuar ka pasur edhe nga qytetet e Korçës dhe Shkodrës, ndërsa nga Bulqiza nuk është nisur asnjë autobus, përveç disa makinave private.

Protesta/ Policia merr masat, 1600 efektivë të angazhuar. ‘Saldohet’ Kryeministria, kamera në Bulevard

Ndërkohë që ndajnë vetëm pak orë nga nisja e protestës, policia i ka marrë tashmë gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë.

1600 efektivë do të jenë sot të angazhuar në protestën e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Përmes një plani të detajuar masash, efektivët janë udhëzuar për të shmangur çdo akt dhune ndaj protestuesve.

Nga ana tjetër, përmes një plani të detajuar masash ka rrethuar të gjithë godinën e Kryeministrisë me rrjeta teli për të pamundësuar hyrjen e qytetarëve në godinën e Kryeministrisë.

Sic e shihni ne foto, dyert e Kryeministrisë, por edhe streha, jane salduar me llamarina per tu mbrojtur nga cdo lloj tentative e protestuesve.

Gjithashtu, në të gjithë hapësirat rreth godinës së Këshillit të Ministrave janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar dhe dokumentuar çdo akt dhune apo tentativë të protestuesve për të hyrë në Kryeministri.

Edhe shtyllat, në të cilat janë vendosur kamerat, janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit.

Image

Efektivë të shumë policie mbërrijnë në kryeministri, zbardhet plani i masave

Burime për tch bëjnë me dije se rreth 1800 efektivë policie janë angazhuar gjatë ditës së sotme, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar.

Precedenti i 16 shkurtit, kur protesta degjeneroi në akte dhune, por edhe raportimet në ditët e mëparshme, se elementë kriminalë mund të përfshihen për të krijuar destabilitet, kanë rritur angazhimin dhe gatishmërinë e forcave policore.

Krahas policisë së rendit, në mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të repartit Shqiponja. Gjithashtu raportohet se në ndihmë të policisë së Tiranës, kanë ardhur edhe efektivë të shumtë nga policitë e rretheve.

Sipas burimeve të Top Channel, ashtu si në protestën e 16 Shkurtit, kordoni i parë që do të përballet me protestuesit, është ai i Policisë së Rendit, ndërsa është minimizuar prezenca e efektiveve femra në këtë radhë.

Anash dhe pas kryeministrisë, janë pozicionuar edhe efektivë të forcave RENEA, të cilët mund të ndërhyjnë vetëm me urdhër të Drejtorit të Policisë.

Gjithashtu, oficerë të antiterrorit do të kontrollojnë personat që dyshohen si elementë të rrezikshëm dhe punonjësit e Gardës së Republikës do të monitorojnë situatën me dylbi, nga tarracat e institucioneve.

Risi nga protesta e 16 Shkurtit, është një rrethim metalik që i është bërë perimetrit të kryeministrisë, ndërsa është hequr edhe skela para hyrjes së godinës, e cila u përdor nga protestuesit për të goditur xhamat e derës herën e kaluar.

Image

Protesta e opozitës, qytetarët nisen nga rrethet, Kryemadhi shkon herët në zyrë

Ashtu siç është paralajmëruar prej ditësh, në orën 11.00 të kësaj të shtune pritet të kulmojë protesta e opozitës para Kryeministrisë.

Qysh në orët e para të mëngjesit qytetarët mbështetës të opozitës janë nisur nga rrethet, për tu bërë bashkë në Tiranë.

E ndërsa përgatitjet vijojnë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe ka mbërritur në selinë e partisë pak minuta para orës 08.00, për të bërë edhe përgatitjet e fundit.

Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka shkuar ende në selinë blu.

Kjo e sotmja është paralajmëruar si protestë masive pas asaj të 16 shkurtit.

Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë.

Sakaq për mbarëvajtjen e saj janë angazhuar rreth 1600 efektivë policie në terren.

Por mësohet se policia ka refuzuar kërkesën për leje 48 orëshe të protestës, duke ka kërkuar që të përfundojë brenda datës 16 mars.

Ndërkohë janë marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit, që te skela përpara kryeministrisë e deri te kamerat me shikim 360 gradë. 

Nisen protestuesit, kontrollohen autobusët në Shkodër: Jo më delja e zezë e Evropës

Qytetarë te shumte i jane pergjigjur thirrjes se opozites dhe jane nisur ne oret e para te mengjesit nga rrethet drejt Tiranes.

Policia ne Shkoder ka ndaluar dhe kontrolluar personat qe jane ne autobuse te nisur per proteste. Nderkohe qe emigrante kane ardhur per te protestuar kunder qeverise se Rames dhe sic thohne ata instalimit te nje regjimi kriminal ne vend.

“Kam ardhur nga Britania e me mua ka edhe shume emigrante te tjere qe duam qe vendi yne te perparoje e te os jete me delja e zeze e Evropes”- thote demokrati.

Protesta/ Policia merr masat, 1600 efektivë të angazhuar. Rrethohet Kryeministria

Nderkohe qe ndajne vetem pak ore nga nisja e protestes, policia i ka marre tashme gjithe masat per garantimin e rendit dhe sigurise.

1600 efektive do të jenë sot të angazhuar në protestën e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Përmes një plani të detajuar masash, efektivët janë udhëzuar për të shmangur çdo akt dhune ndaj protestuesve.

Nga ana tjetër, përmes një plani të detajuar masash ka rrethuar të gjithë godinën e Kryeministrisë me rrjeta teli për të pamundësuar hyrjen e qytetarëve në godinën e Kryeministrisë.

Gjithashtu, në të gjithë hapësirat rreth godinës së Këshillit të Ministrave janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar dhe dokumentuar çdo akt dhune apo tentativë të protestuesve për të hyrë në Kryeministri.

Edhe shtyllat, në të cilat janë vendosur kamerat, janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit.

Sot përballë Kryeministrisa, zbulohet plani i PD-së për protestë 48 orë

Opozita do të protestojë sot përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Një muaj pas protestës së 16 shkurtit, kur morën vendimin për djegien e mandateve, deputetët e opozitës do të jenë sërish në krah të qytetarëve pa imunitetet parlamentare, por me të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë. Policia e Shtetit, njësoj si 30 ditë më parë, ka vendosur të mos pranojë plotësisht kërkesën e paraqitur nga PDja për të rrethuar godinën e Këshillit të Ministrave.

Burime nga Policia e Shtetit sqarojnë për “Panorama” se kërkesa e PD-së ka qenë për një protestë që niste sot në orën 11:00, për të vijuar për 48 orë me radhë. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Policia e Shtetit, e cila ka kërkuar që protesta e opozitës të përfundojë brenda orës 00:00 të ditës së shtunë. Gjithashtu, opozitës nuk i është pranuar kërkesa për të protestuar në rrugën “Ismail Qemali”, që ndan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me hotel “Rogner”.

Nga ana tjetër, përmes një plani të detajuar masash ka rrethuar të gjithë godinën e Kryeministrisë me rrjeta teli për të pamundësuar hyrjen e qytetarëve në godinën e Kryeministrisë. Gjithashtu, në të gjithë hapësirat rreth godinës së Këshillit të Ministrave janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar dhe dokumentuar çdo akt dhune apo tentativë të protestuesve për të hyrë në Kryeministri. Edhe shtyllat, në të cilat janë vendosur kamerat, janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit. Partia Demokratike ka qëndruar edhe këtë herë e rezervuar sa u takon detajeve të organizimit, por ka sqaruar se synimi kryesor i protestës do të jetë sigurimi i një pjesëmarrjeje më të lartë se ajo e 16 shkurtit. Do të ketë një foltore të rezervuar për qytetarët, të cilët do të tregojnë vështirësitë e tyre nga qeverisja e Edi Ramës.

QËNDRIMET

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një reagimi të shkurtër iu përgjigj qëndrimeve të forta të SHBAsë dhe BE-së për protestën e sotme. Basha u kërkoi ambasadave të ishin palë me vlerat e demokracisë që përfaqësojnë dhe jo palë me parti.

“Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave. Por meqë më pyetët, kam një sugjerim. Nuk u kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri apo parti, por u kërkoj të jenë palë me vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër krimit të organizuar, drogës dhe shitblerjes së votës, probleme që u shprehën qartë dhe në raportin e DASH-it. Kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha për të ndalur të keqen dhe për të hapur dyert e mbyllura të Europës”, tha Basha.

Më herët, kryetari i PD-së u bëri thirrje shqiptarëve t’u tregojnë botës së koha kur Shqipëria qeveriset nga disa kriminelë, ka marrë fund.

“Shikoni si e trajton Parlamentin, si banja publike. Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti sesa shitblerja e së ashtuquajturve deputetë të opozitës së re, si të ishin bagëti? Provokimet me këta të mjerët që i peshkon sa andej këtej do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët dhe nga opozita, duke filluar me të shtunën, në 16 mars, me protestën e madhe që do të zhvillohet në Tiranë. Unë ju ftoj të gjithëve të jemi bashkë për t’i treguar botës se koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë, ka marrë fund. Shqiptarët kanë vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre dhe nuk ka për të pasur kthim prapa deri në fitoren e qytetarëve”, tha Basha nga një takim me studentë e pedagogë në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat