Paloka: Rudina Hajdarit i them vetëm këto fjalë

Shqipëria

Paloka: Rudina Hajdarit i them vetëm këto fjalë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:40
Rudina Hajdari dhe Edi Paloka

Rudina Hajdari në kundërshtim me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, vendosi të mos e djegë mandatin por të qëndrojë në Parlament.

Por ndryshe prej saj mendon i vëllai Kiri Hajdari, i cili është parë krahë kryedemokratit Lulzim Basha në protestat e opozitës.

I ftuar në “Zonë e Lirë” këtë të premte, Edi Paloka tha dy fjalë lidhur me vendimin e vajzës së Azem Hajdarit.

“Rudinën e njoh pak, sepse ajo ka qenë e vogël. Jo vetëm për respekt të Azemit, por sepse i kam miq. Nuk dua të merrem me rastin e Rudinës. Të tjerët janë për interesat e veta, jo të partisë. Për Rudinën, do thoja vetëm diçka që, në momentin kur fjalët e tua inspirojnë Taulant Ballën, duhet të pyesësh veten çfarë nuk shkon. Mbasi ajo deklaroi se nuk do të dorëzojë mandatin, doli Taulanti dhe tha u inspirova nga fjalët e saj. Në këtë moment, ti duhet të dyshosh për atë që ke bërë”, u shpreh ai.

Paloka po ashtu tha se nuk është penduar për lënien e mandatit, sepse sipas tij ka qenë një nga personat që e ka kërkuar këtë veprim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat