Protesta/ Basha mbërrin në selinë e PD-së, shoqërohet nga bashkëshortja

Shqipëria

Protesta/ Basha mbërrin në selinë e PD-së, shoqërohet nga bashkëshortja

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:03
Lulzim Basha

Një orë para nisjes së protestës së opozitës, e teksa protestuesit janë në mbërritje, të nisur nga rrethet, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hyrë në selinë blu, e cila ishte e mbushur me mbështetës e simpatizante.

Basha ishte ne shoqerine e bashkeshortes se tij, Aurela, teksa ka hyre ne seli, per koordinimet e fundit.

Një muaj pas protestës së 16 shkurtit, kur morën vendimin për djegien e mandateve, deputetët e opozitës do të jenë sërish në krah të qytetarëve pa imunitetet parlamentare, por me të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë.

PD ben me dije se protesta do te kete nje pejsemarrje te madhe, pasi sipas saj, nga rrethet jane nisur 60 mije protestues.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat