Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:45
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë rrugës nga selia e partisë deri tek kryeministria, deklaroi se ata nuk përfaqësojnë flamurin politik në protestë, por familjet tona.

Ajo tha se do të rrëzojnë qeverinë dhe do të ngritët një qeveri tranzitore që përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Sipas Kryemadhit ,edhe Rama po përgatitet për zgjedhje.    

“Rama po përgatite për zgjedhje të parakohshme dhe për kandidatin për kryeministër për këto zgjedhje”, deklaroi Kryemadhi, që tha se kryeministri aktual ka probleme me veten e tij, pasi një njëri që tallet me Zotin, shtoi ajo, nuk ka mundësi të kuptojë se çfarë po ndodhë.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu se duan që të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, ne do të hapim negociatat. E kemi nisur procesin e anëtarësimit me Kroacisë, sot ata janë pjesë e BE-së, ndërsa ne diskutojmë hapjen e negociatave”, tha ndër të tjera Monedha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat