Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Shqipëria

Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:57
Protesta

Protestuesit në Tiranë kanë nisur një marshim në Tiranë duke rrethuar kryeministrinë e cila sigurohet nga forca të shumta policore.

Ka pasur disa tentativa për të rrëzuar barrierat para kryeministrisë.

Ka qenë edhe vet kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, që ka ecur gjatë këtij perimetri.

Gjatë kësaj kohe janë hedhur edhe kapsolla dhe tymosëse ndaj policisë.

Po ashtu, është hedhur edhe bojë ndaj hyrjes së kryeministrisë.s

Marshimi ende vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat