Rruga e mbetjeve urbane, 1 km me pirgje plehrash në Dukagjin të Krujës

Shqipëria

Rruga e mbetjeve urbane, 1 km me pirgje plehrash në Dukagjin të Krujës

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:49
Foto

Mbi një kilometër rrugë që lidh fshatin Dukagjin me Adriatikun në Krujë është kthyer në një vend depozitim mbetjesh urbane. Për banorët e zonës janë burim sëmundjesh dhe shembull i dështimit për menaxhimin e problematikës.

Një pjesë janë hedhur aty nga banorët e zonës, por shumica vijnë nga Komuna Thumanë thonë banorët.

Shpesh herë pirgjeve me mbetje u vihet flaka dhe rreth 3000 banorë detyrohen të jetojnë për ditë më radhë me pasojat e ndotjes

Banorët thonë se e kanë ngritur këtë problematikë tek përfaqësuesit në pushtetin lokal dhe qendror, por përveç premtimeve elektorale nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Banor: "Kur vijnë zgjedhjet vijnë dhe ulen këmbëkryq, thonë do bëjmë këtë apo atë, por në fakt nuk bëjnë asgjë."

Në gati tre dekada demokraci një pjesë e bashkive të vendit kanë dështuar në menaxhimin e mbetjeve dhe këto plane janë vetëm një nga provat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat