Kryemadhi: Rruga jonë nuk ka kthim pas

Shqipëria

Kryemadhi: Rruga jonë nuk ka kthim pas

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:56
Pamje nga protesta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi falënderoi qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për protestë, duke deklaruar se shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre dhe nuk ka më kthim pas.

Në një deklaratë për mediet, Kryemadhi tha se “sot qytetarët e Shqipërisë, bënë protestën më të madhe që është parë në Shqipërinë më të rrudhur, sepse ata tashmë kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin dot lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujtdo”.

Ajo tha se “tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, ne do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik, që është integrimi i Shqipërisë në BE”.

“ Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë zemërimin edhe indinjatën e qytetarëve kundër qeverisë të krimit”, tha Kryemadhi.

“Loja tashmë do të hyjë prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë, e cila u krijon shqiptarëve mundësinë e vetme. Mundësinë e vetme për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e fëmijëve të tyre, në shtëpinë e familjeve të tyre”, tha Kryemadhi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat