Protestuesi me dy brinjë të thyera në spital, u përplas në bordurë nga uji me presion - Bota Sot
Protestuesi me dy brinjë të thyera në spital, u përplas në bordurë nga uji me presion

Shqipëria

Protestuesi me dy brinjë të thyera në spital, u përplas në bordurë nga uji me presion

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:39
Foto

Ish-deputetët demokratë Albana Vokshi, Bardh Spahia dhe Tritan Shehu kanë vizituar disa prej protestuesve të lënduar gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita, të cilët po marrin mjekim në spital.

Një nga të lënduarit është dhe 50-vjeçari, Eduard Shosha,i cili mësohet se ka dy brinjë të thyera nga goditja me ujë me presion, që e ka përplasur në bordurë.

Gjatë tubimit të opozitës, sipas policisë janë lënduar 3 punonjës policie dhe disa protestues.

Deri tani raportohet për 15 persona të shoqëruar në polici, mes tyre  ish-deputeti i Partisë Demokratike të qarkut të Fierit, Luan Baçi dhe djali i tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...