Ardi Veliu te Trauma, viziton policët e lënduar në protestë

Shqipëria

Ardi Veliu te Trauma, viziton policët e lënduar në protestë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:52
Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë, të cilët u lënduan gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë,  ku sipas policisë protestuesit ushtruan dhunë duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

Policia ka shoqëruar rreth 15 persona për dhunën në protestë, mes tyre edhe kreun e PD-së Fier, Luan Baçi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat