Nuk ka zgjatur shumë shoqërimi i kreut të PD-së Luan Baçi, i cili la drejtorinë e policisë së Tiranës.
Por siç denoncoi ai, djalin Bruno Baçin përveç se policia e ka goditur, ndodhet ende në polici ku po merret në pyetje.
Luan Baçi: Sot mund të jenë shoqëruar 100 persona në Fier për ti penguar në protestë. Por pas mbarimit të protestës më kanë ardhur shumë telefonata.Dëgjoja zhurmë dhe reprezalje. Pashë djalin e goditur. Unë hipa në makinë për të shoqëruar djalin, më ndaluan dhe mua. Marrin urdhra politikë. Frika i ka hyrë në palcë dhe mendon se me terror ndaj qytetarëve do të na frikësojë. Më shumë po e shton inatin. Nga Fieri do ti ketë të përditshëm në protestë. Në Fier është shpallur person i padëshiruar.
Baçi sqaroi edhe pozicionin e tij.
"Jam nën hetim, më nxorën mnë gjendje të lirë. Po pres për protestuesit e tjerë të shoqëruar, të paktën ato nga Fieri për të cilët mbaj pëërgjegjësi që kanë ardhur".