Lihen në burg 12 të arrestuarit: Djemve të Radovanit u dhamë lek borxh, jo me fajde

Shqipëria

Lihen në burg 12 të arrestuarit: Djemve të Radovanit u dhamë lek borxh, jo me fajde

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:11
Ilustrim

Gjykata e Shkodrës  ka rikonfirmuar masat e sigurisë, duke lënë në "arrest me burg" 12 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20 % në javë.

Disa prej të ndaluarve kanë deklaruar në sallën e gjyqit se nuk u kanë dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit Radovani, por vetëm borxh për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare.

Ata kanë deklaruar se paratë i kanë dhënë duke menduar se paratë do ti ktheheshin pasi familja Radovani kishte biznese.

Familjarët e të arrestuarve e kanë cilësuar të padrejtë vendimin.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit "Maranaj", me masën e sigurisë "arrest me burg" të dhënë më herët nga gjykata. Burimet thanë se në seancën me dyer të mbyllura të gjithë kanë kërkuar lirim.

Nësë qytetarët ose biznesmenët nuk kthehin shumat në kohë, ata humbisnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.

Skema mësohet se u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.

Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv polici.

Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat