Taulant Balla reagon për protestën: Këta janë dhunues!

Shqipëria

Taulant Balla reagon për protestën: Këta janë dhunues!

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:13
Foto

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën se kush punon për ta bërë Shqipërinë europiane dhe kush janë dhunuesit e imazhit të Shqipërisë.

Sipas Ballës këta do të mbahen mend gjithmonë si dhunues.

Postimi i plotë i Ballës:

Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues.

Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat