Lirohet djali i Baçit, 25 të proceduar për protestën

Shqipëria

Lirohet djali i Baçit, 25 të proceduar për protestën

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:45
Foto

Sipas Policisë së Tiranës, për protestën e opozitës përballë Kuvendit, janë proceduar 25 persona shumica e tyre nga rrethet. Në orët e pasdites u la i lirë ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, duke u hetuar në gjendje të lirë dhe në orët e mbrëmjes, policia liroi edhe disa prej të shoqëruarve në moshë të mitur, mes tyre dhe djalin e kreut të PD-së Fier, Bruno Baçi.

Gjatë gjithë natës policia do të vijojë marrjen në pyetje të personave të ndaluar por edhe verifikimin e pamjeve filmike për shoqërimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme.

Policia e Shtetit informon se menjëherë pas mbylljes së tubimit, “në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë,” u ngrit një grup i posaçëm hetimor. “Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat