Artur Zheji: Policia e urdhëruar u përqendrua te një protestë paqësore, te Liqeni ndodh vrasja spektakolare - Bota Sot
Artur Zheji: Policia e urdhëruar u përqendrua te një protestë paqësore, te Liqeni ndodh vrasja spektakolare

Shqipëria

Artur Zheji: Policia e urdhëruar u përqendrua te një protestë paqësore, te Liqeni ndodh vrasja spektakolare

Më: 16 mars 2019 Në ora: 21:45
Artur Zheji

Gazetari dhe moderatori Artur Zheji ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke u nisur nga ngjarja e pasdites te Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë në një atentat mafioz një 62-vjeçar në sy të djalit të tij.

Në një intervistë në ‘Ora News’, Zheji tha se një vrasje mafioze ndodhi në një nga zonat më të ekspozuara të Tiranës, ndërsa e gjithë policia e urdhëruar u përqendrua në një protestë paqësore.

“Banda me pagesë vranë sot ‘ditën për diell’ në një nga zonat më të ekspozuara të Tiranës. Këshilltari për sigurinë t’i flasë Edi Ramës, pasi 1800 policë u përqendruan për të ruajtur nga protesta popullit, nga ana tjetër u ulën masat e sigurisë nga krimi i organizuar.

Policia shoqëroi 20 protestës, ndërsa nga ana tjetër, me një polici të përqendruar vetëm në një pikë ndodhi një vrasje spektakolare. Ministri Lleshaj ndoshta ka marrë urdhër, ai është një ushtarak dhe si i tillë i zbaton urdhërat.

Protesta e sotme është më paqësore se në 16 shkurt, ka patur porosi ndaj lidershipit opozitar që të shmanget çdo përplasje mbi pronën publike”, tha Zheji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...