Protesta e dhunshme e opozitës, arrestohen 14 persona

Shqipëria

Protesta e dhunshme e opozitës, arrestohen 14 persona

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:12
Protesta

14 persona janë arrestuar nga Policia pas protestës së dhunshme ditën e djeshme të opozitës.

Ditën e djeshme janë kryer dhjetëra shoqërime nga uniformat blu por sot janë konkretizuar duke vënë në pranga 14 persona ndërkohë burime bëjnë me dije se 8 persona të tjerë janë ende në kërkim. 

Të gjithë këta persona dyshohen se janë arrestuar pasi sulmuan me sende të forta efektivët e policisë të cilët ndodheshin para parlamentit, nga të cilët mbetën të lënduar 3 policë. Policia paralajmëroi si para dhe pas protestës se veprimet e dhunshme janë të jashtëligjshme dhe do të dënohen ndërkohë reagime të shumta priten pas këtyre arrestimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat