Humbi të fejuarën teksa po i mësonte makinën, 19-vjeçari emocionon në Facebook - Bota Sot
Humbi të fejuarën teksa po i mësonte makinën, 19-vjeçari emocionon në Facebook

Shqipëria

Humbi të fejuarën teksa po i mësonte makinën, 19-vjeçari emocionon në Facebook

Më: 18 mars 2019 Në ora: 08:22
Analuiza Duro me të fejuarin e saj, Robert Dhuli

Po i mësonte makinën i fejuari, vdes në aksident adoleshentja. 18-vjeçarja humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Borsh, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Viktimë e identifikuar si Analuiza Duro, 18 vjeçe, e cila ishte në vit të fundit në shkollën e mesme, mësohet se ndodhej në makinë bashkë me të fejuarin e saj, Robert Dhuli, 19 vjeç kur ndodhi aksidenti.

Ndërsa po përpiqej t’i më sonte makinën të fejuarës, kjo e fundit ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në një kanal. 

Aksidenti i rëndë me një të vdekur, ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 17:20 në vendin e quajtur mbi Shkallë në Borsh.

Sipas asaj që shkruan Panorama, dyshohet se vajza, ka qenë duke bërë guidë për të mësuar makinën në momentin kur mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal kullues dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në momentin që makina ra në ujë, 19-vjeçari ka arritur të dalë, por e ka pasur të pamundur të shpëtojë të fejuarën, e cila për pasojë është mbytur. Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë te banorët, të cilët njoftuan edhe Policinë dhe zjarrfikëset, për vajzën 18-vjeçare ishte shumë vonë.

Pak momente më parë, i riu i ka dedikuar disa vargje të fejuarës së tij që tashmë nuk jeton më.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...