Katër vajzave jetime që humbën prindërit në aksident, u premtohet banesë në Tiranë

Shqipëria

Katër vajzave jetime që humbën prindërit në aksident, u premtohet banesë në Tiranë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:04
Foto

 është premtuar shtëpi në Tiranë 4 vajzave të mitura të cilët humbën prindërit në një aksident tragjik pak ditë më parë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  përmes një statusi në facebook informon se ka shkuar për një vizitë në banesën e familjes Karazajmi dhe u ka premtuar kujdes të vazhdueshëm në çdo drejtim.

Historia e tyre u  bë publike pak ditë më parë ndërsa çifti Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 dhe 28 vjeç, humbi jetën në një aksident tragjik me motor më 10 mars 2019.

Me gjyshërit tani jetojnë 4 vajza më e madhja 14 vjeçe dhe më e vogla 2 vjeçe. Përkundër dhimbjes së madhe që ka pllakosur familjen, ata jetojnë në varfëri ekstreme. Nisur nga rasti i rëndë, edhe "Fundjavë Ndryshe" ka çelur një fushatë për ndihmë ndaj familjes. Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bënë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë të vështirë

 

Ministrja Xhaçka shkruan ne statusin e saj: Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat