KQZ thirrje partive: Sillni urgjent emrat për anëtarët e KZAZ

Shqipëria

KQZ thirrje partive: Sillni urgjent emrat për anëtarët e KZAZ

Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:35
Drilona Hoxhaj

KQZ u ka bërë thirrje partive politike të depozitojnë urgjentisht emrat e propozuar për anëtarët e KZAZ pasi sot është afati i fundit.

Në një deklartatë për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se nuk do tolerohen vonesa.

Drilona Hoxhaj: “Data 18 mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për anëtarë të Komisioneve të zonave të adiministrimit zgjedhor, KZAZ-vë. Deri tani asnjëra nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë nuk kanë sjellë pranë KQZ propozimet për komisionerë të nivelit të dytë. KQZ u bën apel partive politike që kanë të drejtën për të propozuar anëtarët e KZAZ që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave pranë KQZ.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat