Gjykata rrëzon kërkesën e gjyqtarit, nuk i kthehen eurot dhe celulari i sekuestruar

Shqipëria

Gjykata rrëzon kërkesën e gjyqtarit, nuk i kthehen eurot dhe celulari i sekuestruar

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:35
Ilustrim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Skënder Damini, një nga gjyqtarët që pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin për kthimin e celularit.

Bëhet e ditur se Gjykata ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Damini për kthimin e celularit, i sekuestruar pas dyshimeve për korrupsion.

Por kështu gjykata ka vendosur të rrëzojë edhe kërkesën e djalit të gjyqtarit Lisien Damini, për kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara.

Banesa e gjyqtarit Skënder Damini dhe dy kolegëve të tij Astrit Aliaj dhe Aleks Nikollaj u kontrolluan me vendim gjykate pas vendimit për të pranuar gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin me dyshimet për korrupsion.

Aliajt dhe Nikollaj iu sekuestruan vetëm celularët, ndërsa në banesën e gjyqtarit Damini u gjetën disa fishekë dhe 17 mijë euro. Gjyqtari deklaroi se fishekët kishin mbetur nga arma që mbante me leje deri dy vite më parë, ndërsa paratë ishin të djalit të tij biznesmen.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, kërkoi në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Nga ana tjetër, i biri, Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës. Gjyqi i zhvilluar i ndarë, me gjyqtare Liliana Bakun vendosi refuzimin për të dy kërkesat, lënie në fuqi te vendimit. Gjykata më herët ka rrëzuar dhe kërkesën e gjyqtarit Aleks Nikolli për kthimin e celularit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat