Fluturime direkte Tiranë-Zyrih

Shqipëria

Fluturime direkte Tiranë-Zyrih

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Linjat ajrore prestigjoze që prekin Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA) sa vijnë e po shtohen duke diversifikuar alternativat për fluturime direkte tashmë jo vetëm me shtete fqinjë por edhe më tej.

Shqipëria destinacion dhe vend i atraksionit turistik por edhe i biznesit, po konfirmohet tashmë edhe nga interesi i kompanive të huaja që po rrisin interesin për të shtuar fluturimet me Shqipërinë, por duke rritur edhe komoditetin dhe shërbimet për qytetarët me fluturime direkte.

Ndërkohë që pritet Air Albania të nisë fluturimet ajrore nga Rinasi brenda këtij viti. Duke nisur nga data 1 prill 2019 kompania ajrore SWISS ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte Tiranë-Zyrih, duke shtuar kështu një destinacion të ri mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Sipas TIA, linja e re do të operohet nga Edelweiss dhe do të ofrojë fluturime dy herë në javë. Më konkretisht, fluturimet do të kryhen çdo ditë të hënë dhe të premte.

TIA njofton nisjen e operimit të ri dhe ka publikuar edhe oraret përkatëse të nisjes dhe mbërritjes nga Tirana në Zyrih dhe anasjelltas.

Ndërkohë që statistikat zyrtare, konfirmojnë për rritje të numrit të përgjithshëm të pasagjerëve që kanë hyrë dhe dalë, si dhe i fluturimeve të realizuara nga aeroporti TIA. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat