Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë në Laç, policia jep detaje

Shqipëria

Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë në Laç, policia jep detaje

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:35
Ilustrim

Policia e Fushë Krujës reagon dhe jep sqarimet e para për tritolin e vënë tek njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë 400 KW e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren.

Sipas policisë pas hetimeve u konstatua se shtylla ishte dëmtuar me lëndë eksplozive.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për ngjarjen ka reaguar më herët edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali. Ajo shkruan në “Twitter” se dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, e njëjta dorë sipas saj e sherreve dhe rrëmujave.

Ndërsa Taulant Balla përmes një postimi në Facebook, tha se aktet e dhunës janë të komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotëm tek tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat