Kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëherësh edhe deputeti i PS, Ulsi Manja i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta. Në një status në Facebook, Manja thotë se kriza është e opozitës. Por i drejtohet kreut të shtetit duke i thënë se "eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysëm llafi"
Ulsi Manja: Presidenti i Republikës paska reaguar sot në lidhje me situatën politike në vend dhe mirë ka bërë !
Shkaqet e kësaj krize të opozitës z.President janë disa. Por eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysëm llafi ! Jo për gjë po s'ia ka fajin Shqipëria as Lulit e as Monikës pse shumica e popullit s'i sheh dot me sy ! UM