Luiggi Soreca në KE: Diskutim për gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike në Shqipëri

Shqipëria

Luiggi Soreca në KE: Diskutim për gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike në Shqipëri

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:08
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, gjatë takimit të tij në Këshillin e Bashkimit Evropian, ka diskutuar ndër të tjera për ecurinë e reformave në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se është diskutuar për gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në vend

“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COWEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri. Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat