Zgjedhjet/ PD-LSI nuk çojnë komisionerë

Shqipëria

Zgjedhjet/ PD-LSI nuk çojnë komisionerë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:17
KQZ

Në afatin e fundit për ngritjen e komisioneve zonale të cilët do të administrojnë procesin zgjedhor të 30 qershorit opozita dha sinjalin e parë të qëndrimit që do mbajë në raport me zgjedhje lokale.

Burime pranë partive opozitare konfirmuan per Top Channel se PD dhe LSI nuk do të dërgojnë asnje propozim pranë Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve. Mazhoranca e sheh kete vendim si tentative për të përkthyer bojkotin parlamentar dhe ne bojkot zgjedhor.

“Këtej thonë duam zgjedhje, këtej bëhen gati të bojkotojnë. I bëj thirrje PD dhe LSI të mos e humbin afatin e fundit dhe të cojne propozimet sot”, u shpreh Balla.

Por, historia e mosdërgimit të emrave për sekretar dhe anëtar të KZAZ-ve përsëritet sa herë që në vendin tonë ka krizë politike dhe komisionerët caktohet në momentin e arritjes së një marrëveshje mes palëve. Zyrtarisht opozita flet për zgjedhje pa Edi Ramën, ndërsa aksioni është fokusuar për largimin e Kryeministrit.

“Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha Basha.

Kryedemokrati e nisi javën me krerët e degëve. Opozita ditët e fundit po luan me efektin e befasisë në protesta ndërsa burime i thanë Top Channel se po shihet mundësia e organizimit të një protestë të shtunën, ditë kur socialistët mbledhin Kongresin e Partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat