Elbasan, përplasje me armë mes menaxherit të lokalit dhe klientit - Bota Sot
Elbasan, përplasje me armë mes menaxherit të lokalit dhe klientit

Shqipëria

Elbasan, përplasje me armë mes menaxherit të lokalit dhe klientit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:54
Ilustrim

Përplasja me armë mes menaxherit të një lokali dhe klientit të tij në lagjen "Viserian Xhuvani", në Elbasan  për fat të mirë ka rezultuar pa viktima.

Pas  konfliktit për motive të dobëta shtetasi me iniciale  B. S., qëlloi me pistoletë në ajër.

"Në momentin e mbërritjes së policisë në vendngjarje 41-vjeçari tentoi të largohej duke hedhur armën e zjarrit në tokë, por u arrestua,"-raporton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një armë e zjarri pistolet,  si dhe një gëzhojë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese 
dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...