Diskutohet projekligji, Balla: Përfitojnë pension para kohe deri në 10 vjet 25.500 punojës

Shqipëria

Diskutohet projekligji, Balla: Përfitojnë pension para kohe deri në 10 vjet 25.500 punojës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:19
Taulant Balla

Në selinë e Partisë Socialiste, u mbajt Takimi Sektorial për trajtimin e veçantë financiar të naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve. Të pranishëm në takimin që drejtohej nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj si dhe deputetë të Grupit Parlamenta të PS-së.

Në fjalën e tij, Balla tha se ky projekligj ka një rëndësi të veçantë, pasi lidhet me angazhimin e Partisë Socialiste përkundrejt tre shtresave, të cilët i kanë falur pjesën më të madhe të jetës tre profesioneve të vështira, minatorët, punonjësit e industrisë së naftës, gazit dhe metalurgjisë.

“Për ti qendruar strikt fjalës së dhënë kemi përpara një projektligj, i cili vendos trajtimin financiar suplementar për profesionet e vështira dhe shumë të vështira të minatorëve, të punojësve të naftës, gazit dhe metalurgëve. Ky projektligj është trajtim financiar shtesë mbi atë që ata kanë fituar deri më tani dhe duhet ta them që nuk është një status për këto profesione, pasi statusi është me spektër më të gjerë që lidhet, jo vetëm me përfitimin financiar në moshë pensioni, por është një trajtim financiar suplementrar. Përfshirja në ligj e këtyre tre profesioneve të vështira të sipërcituara është për shkak të ngjashmërisë që kanë në lidhje me vështirësinë e punës dhe brenda këtij parimi janë bërë dallime mbi dy nivele, punë të vështira dhe shumë të vështira”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës, projektligji ju jep pension para kohe deri në 10 vjet para moshës normale të daljes në pension dhe vlera totale arrin 15 mln dollarë në vit.

“Ky projektligj ju jep pension para kohe deri në 10 vjet para moshës normale të daljes në pension dhe këtu zgjidhim një çështje qëe kemi pasur në të gjitha diskutimet e deritanishme të këtyre tre profesioneve dhe ju jep shtesë mbi pension për të gjitha pensionet aktuale dhe ata që do të dalin në periudhën afatshkurtër. Kjo shtesë mbi pension nuk është financuar nga kontributet e paguara, por është një privilegj i pastër që ju bëhet këtyre kategorive të financuar të siguruar nga buxheti i shtetit. Në fund të ligjit është llogaritur dhe vlera totale që shkon për të gjithë financimin e të treja shtresave. Për minatorët përllogaritet për 16 000 përfitues me vlerën 530 mln leke të reja në vit, për naftëtarët 7000 përfitues me vlerën 750 mln lekë në vit, për metalurgët 2500 pëfitues me vlerën 250 mln lekë në vit, totali financiar që kalon përmes këtij projektligji është 25 mijë e 500 përfitues me një vlerë rreth 15 mln dollarë në vit”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat