Bordet e administrimit, aplikimi për kandidatët do të rihapet në tre universitete - Bota Sot
Bordet e administrimit, aplikimi për kandidatët do të rihapet në tre universitete

Shqipëria

Bordet e administrimit, aplikimi për kandidatët do të rihapet në tre universitete

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:17

Në Universitetin e Tiranës, atë të Mjekësisë dhe në Universitetin e Gjirokastrës do të hapet sërish procesi i aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të Ministrisë së Arsimit nga studentët. 

Mungesa e kandidatëve për bordet e administrimit të Universiteteve ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të rihap procesin e aplikimit në tre prej tyre. Në Universitetin e Tiranës, atë të Mjekësisë dhe në Gjirokastër studentët nuk e kanë përzgjedhur ende anëtarin, të drejtë që Ministria ua dha pas protestës së dhjetorit.

Besa Shahini: Ky proces ka ecur mirë për shumicën e universiteteve. Kemi arritur ti zëvendësojmë të gjithë anëtarët e bordeve që janë përfaqësues të ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë përveç anëtarit që zgjidhet nga studenti.

Në takimin që zhvilloi me anëtarët e rinj të bordeve të administrimit, Ministrja Shahini tha se procesi i përzgjedhjes së përfaqësuesve nga studentët ka përfunduar në tre universitete, Universitetin Bujqësor, Universiteti i Vlorës dhe ai i  Arteve në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...