E vranë dhe u bënë hije, s'ka as kamera e as dëshmitarë për ekzekutimin e Jurgen Kurtit

Shqipëria

E vranë dhe u bënë hije, s'ka as kamera e as dëshmitarë për ekzekutimin e Jurgen Kurtit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:11
Jurgen Kurti

 

Grupi hetimor dyshon se vrasja e Jurgen Kurtit është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”.

Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës.

Prej mbrëmjes të së hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe familjarë të viktimëspër të mësuar nëse kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime për konflikte të mundshme. 

Paraditen e së martës, uniformat blu kanë shkuar sërish në vendngjarje për të rindërtuar skemën e krimit dhe për të sekuestruar kamera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Sipas Tv Klan, agjentë të policisë kriminale dhe ekspertë kriminalistë janë rikthyer në rrugën “Zef Jubani” ku u vra Jurgen Kurti. 

Uniformat blu po hasin vështirësi në hetime për shkak se në zonë mungojnë kamerat e sigurisë. Mësohet se në momentin e ekzekutimit, në rrugë kanë qenë 4 mjete në lëvizje. Sipas një dëshmitari, plumbat kanë ardhur nga një makinë Mercedes-Benz C Class.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja dhe mendohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri. Autorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës dhe vrasja ka qenë e mirëmenduar. 26-vjeçari është një emër i njohur për policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat