Gjykata në Florida/ Zbardhen argumentet, pse iu rrëzua padia Shkëlzen Berishës - Bota Sot
Gjykata në Florida/ Zbardhen argumentet, pse iu rrëzua padia Shkëlzen Berishës

Shqipëria

Gjykata në Florida/ Zbardhen argumentet, pse iu rrëzua padia Shkëlzen Berishës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:58
Shkelzen Berisha

Gjykata amerikane e Distriktit Jugor të Floridës ka rrëzuar padinë për shpifje të Shkëlzen Berishës, ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms and the Dudes”, duke argumentuar se ai është një person publik.

Në vendimin e Gjykatës renditen 5 elementët që duhet të provojë një person që pretendon shpifjen, bazuar në ligjet e Floridës. Këto elementë, sipas Gjykatës janë: Publikimi; Pavërtetësi; Deklarata është bërë me njohuri ose mosrespektim të pamatur lidhur me falsitetin në një çështje, që ka të bëjë me një zyrtar publik, ose të paktën neglizhencë në një çështje që ka të bëjë me një person privat; Dëmtimet aktuale; Deklarata duhet të jetë shpifëse.

“Testi për përcaktimin e përgjegjësisë, në rastin e shpifjes tregon nëse pala e dëmtuar është një figurë publike ose private dhe nëse publikimi shpifës adreson një shqetësim publik ose privat. Deklaratat e kundërshtuara në këtë rast përshkruajnë korrupsionin në qeverinë shqiptare dhe në shitjen e armëve në Shtetet e Bashkuara për përdorim në luftën në Afganistan. Meqë palët nuk kundërshtojnë këto, atëherë këto janë çështje me interes publik, pasi publiku është i interesuar legjitimisht në të gjitha çështjet e korrupsionit”, argumenton Gjykata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...