Rrëfimi tronditës: E vrava babain sepse me tha pasi të martohesh gruan tënde e ndajmë bashkë

Shqipëria

Rrëfimi tronditës: E vrava babain sepse me tha pasi të martohesh gruan tënde e ndajmë bashkë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:06

I qetë dhe aspak i penduar u shfaq para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Selman Alija, i akuzuar për vrasjen e të atit, Fejzi Alija, në Dhjetor të 2017.

Vrasja në familjen Aliaj, e cila jeton në rrethinat e Shkozës, më e rëndë se makabriteti që e përshkonte, pati shkaktuar tronditje në opinionin publik, për shkak të motivit që çoi në këtë krim.

Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29-vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me pragun e dëgjimit dhe të të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale. Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, siç ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohej të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte.

Ai ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte. I riu ka dëshmuar para grupit hetimor se kjo ka qenë arsyeja që e ka çuar në goditjen me mjete të forta të atin. Më pas ai e ka hedhur trupin e të atit në ujërat e liqenit të Farkës.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë, pasi jetonte me një prind që e dhunonte fizikisht e psikologjikisht dhe merrte çdo vendim për të, duke përfshirë këtu edhe fejesën pa dëshirën e tij. Ky ishte dhe shkaku pse mes tyre nisën debatet që arritën deri në krimin e rëndë.

Por, Selman Alija nuk po ndëshkohet nga familjarët e tij. Ata e kanë ndjekur në të gjitha seancat, duke i paguar edhe një avokat.

Familja bashkë me mbrojtjen pretendojnë se gjendja psikologjike e të pandehurit në momentin kur i mori jetën babait të tij ka qenë e rënduar, pikërisht për arsyet që ka dëshmuar 29-vjeçari para grupit hetimor. Krimi i rëndë ka ndodhur më 22 Dhjetor të vitit 2017.

Pas një debati të ashpër, Selman Alija goditi me çekiç babanë e tij, e më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat