Sistemohet rrjeti elektrik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës

Shqipëria

Sistemohet rrjeti elektrik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale Tiranë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po mbështet Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) në sistemimin e rrjetit elektrik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Përmes fotosh, shihen punonjës të OSHEE-s dhe ARRSH-së, që kryejnë punime në fiderin 141 të Nënstacionit Valias, te tombinot e mbikalimit të Rinasit në rrugën”Egnatia”.

Pas rehabilitimit të plotë të këtij segmenti rrugor, tani edhe me rrjetin elektrik që ofron ndriçim të rrugës normalisht, qarkullimi i mjeteve do të jetë më i lehtë në këtë aks që lidh dy nga qytetet kryesore të vendit me fluksin më të madh të qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat