BE/Ambasadori i Rusisë: Mund të bëhet “Shqipëria e Madhe”, në hartë edhe një pjesë e Greqisë - Bota Sot
BE/Ambasadori i Rusisë: Mund të bëhet “Shqipëria e Madhe”, në hartë edhe një pjesë e Greqisë

Shqipëria

BE/Ambasadori i Rusisë: Mund të bëhet “Shqipëria e Madhe”, në hartë edhe një pjesë e Greqisë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:54
Vladimir Chizov

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, në një kohë krize negociatash me Kosovës dhe Serbisë ka komentuar rreth idesë së shkëmbimit të mundshëm të kufijve mes dy shteteve.

Sipas Chizov në raste se Kosova dhe Serbia do të zbatonin idenë e shkëmbimit të kufijve mes tyre kjo do të sillte një situatë problematike në rajon ku një gjë e ngjashme do të kërkohej edhe nga shtete e tjera.

Ai ka thënë se nga kjo ide mund të lind edhe “Shqipëria e Madhe”.

“Kam parë disa harta të Shqipërisë së Madhe, ku përshihet edhe një pjesë e madhe e Greqisë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini”.

Vladimir Chizov ka bërë edhe një krahasim mes rastit të Kosovë-Serbi dhe Maqedonisë me Greqinë, por sipas tij çështja e Kosovës është shumë më e ndërlikuar.

“E para që më vjen në mendje është Kosova. Kosova, megjithatë, është një çështje shumë e ndërlikuar.

Nëse ata pajtohen mirë, propozimi i shkëmbimit të tokës mund të funksionojë.

Por kjo mund të krijojë një precedent, i cili mund të krijojë probleme edhe në Maqedoninë Veriore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është Shqiptare”, ka shtuar ai.

Ndërkohë në takimin që zhvillojë disa ditë më parë në Serbi edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është treguar i prerë me qëndrimin e tij për sa i përket shkëmbimit të kuvijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...