Gërdeci/ Si u lexua në Tiranë vendimi i Gjykatës së Floridas për padinë e Shkëlzen Berishës - Bota Sot
Gërdeci/ Si u lexua në Tiranë vendimi i Gjykatës së Floridas për padinë e Shkëlzen Berishës

Shqipëria

Gërdeci/ Si u lexua në Tiranë vendimi i Gjykatës së Floridas për padinë e Shkëlzen Berishës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 23:15
Shkëlzen Berisha

11 vite pas tragjedisë së Gërdecit, një vendim i një gjykate amerikane në Florida, ka risjellë sërish debatin për këtë ngjarje me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Top Show trajtoi këtë martë, pikërisht këtë vendim, i cili siç ndodh rëndomë lexohet në variante të ndryshme në Tiranë.

Vendimi i Gjykatës se Floridas, ka sjellë versionin e palëve për mënyrën si është lexuar ajo. Paditësi në këtë rast ka qenë djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha.

Gjykata amerikane e Distriktit Jugor të Floridës ka rrëzuar padinë për shpifje të Shkëlzen Berishës, ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms and the Dudes”.

Në këtë libër që ka në thelb tragjedinë Gërdecit, Lawson ka shkruar edhe për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Në vendimin e Gjykatës renditen 5 elementët që duhet të provojë një person që pretendon shpifjen, bazuar në ligjet e Floridës. Këto elementë, sipas Gjykatës janë: Publikimi; Pavërtetësi; Deklarata është bërë me njohuri ose mosrespektim të pamatur lidhur me falsitetin në një çështje, që ka të bëjë me një zyrtar publik, ose të paktën neglizhencë në një çështje që ka të bëjë me një person privat; Dëmtimet aktuale; Deklarata duhet të jetë shpifëse.

Gjykata doli në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet një figurë publike, por ajo vijon duke shtuar se një person publik ekspozon veten ndaj deklaratave të pavërteta ndaj tyre.

Por vendimi në Amerikë u lexua në mënyra të ndryshme në Tiranë.

Sipas Taulant Ballës, ky vendim dëshmoi përfshirjen e Shkëlzen Berishës në Gërdec dhe se ky vendim është një gur prove se procesi duhet hapur edh enë Tiranë.

Për Shkëlzen Berishën, vendimi nxori që e gjitha ishte një mashtrim.

Kjo ka qenë edhe tema e debatit në “Top Show”, ku edhe paneli është ndarë në dy mendime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...